KAFE SHQETO/ Sulmi ndaj Top Channel, Shqipëria e zënë mat nga shteti dhe bota e krimit
Kreu i Unionit të Gazatarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa si dhe analisti i njohur Genc Burimi ishin të ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto" ku kanë komentuar sulmin ndaj Top Channel, ku fatkeqësisht ndërroi jetë një i pafajshëm, roja 60-vjeçar Pal Kola.
Një ngjarje që ka tronditur në fakt shumicën prej nesh, për mënyrën sesi vendi ynë është zënë mat nga shteti dhe bota e krimit, ku thuajse çdo ditë një i pafajshëm humbet jetën.
Diskutimi në studio:
Ola: Në një televizin kombëtar, a mund të gjejmë arsye për ngjarje dhe atentate të tilla që vijnë dita ditës duke u shtuar, jo vetëm lirisë së fjalës në vend por edhe sigurisë që kanë qytetarët shqiptarë sot?
Aleksandër Çipa: "Ne i kemi të gjitha arsyet që të dyshojmë sot se kjo që po ndodh është vetëm për shkak të detyrës apo misionit që media kryen në raport me publikun.
Fakti është i rëndë, jo për faktin se janë zbrazur karikatorë mbi institucionin mediatik, mbi një godinë të xhamtë që fatmirësisht kaloji pa viktima të shumta.
Të them të drejtë disa çaste më parë, kanë qenë stafet e fundit të gazetarëve të redaksisë, së edicioneve të lajmeveqë në këtë këndvështirm përmbë një akt terrorist mbi media, ku në këtë citim është bashkuar edhe vetë 'Top Channel' .
Goditja mbi një televizion kombëtar merr një tjetër goditje për opinionin pubik, pasi është një atent mbi fjalën e lirë, shprehjen dhe raportimin në përgjithësi.
Kronika shqiptare vitet e funidt ka qenë më e rrallë në të tilla raportime, prandaj edhe në ditën e djeshme dhe të sotmen ka tërhequr vëmendjen e opinionit shqiptar".
Flavio: Sa i takon qasjes së kryeministrit i cili përveç frazës ‘Kokat Hëngshi', duket se me kokat ka nënkuptuar vetëm qytetarët që punojnë për rrogën minimale të mundshme, dhe nga ana tjetër ka një qasje tjetër ndaj mediave?
Genc Burimi: "Për më tepër, është ai që e hapi sirtarin, me sulme e tritol ndaj këtyre mediave si dhe grupit tjetër Hysenbelliu, kështu që në një farë mënyre është një menopol i dhunës ajo që beri Rama edhe ndaj grupit që përmenda.
Dhe kjo që pamë sot është akti i dytë të nisur nga qeveria. Unë nuk e kuptoj që një publik nga ana e programeve shtetërore nuk ka më tepër alarm për të treguar që kjo është një vijë e kuqe.
Nga kjo qeveri unë do të prisja, siç ndodh edhe në Amerikë e Europë, raste të tilla të ndjeshme që qeveria vë deri në 500 mijë euro shpërblim në kapjen e autorëve".
Klea Sula/ Syri.net