KAFE SHQETO/ Çipa: Dhuna ndaj gazetarëve zë fill që me cilësimet e Kryeministrit

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV foli për dhunën ndaj gazetarëve dhe gjuhën denigruese të kryeministrit Edi Rama karshi medias.

Çipa sqaroi se ‘sa herë që jemi përballur me një raportim të thelluar e kemi detyruar qeverinë dhe kryeministrin të heqë dorë nga cilësimet e veta’.

'Ne duhet të konsumojmë vetveten në kuptimin pozitiv në raport me misionin tonë për të thelluar raportimin. Sa herë që jemi përballur me një raportim të thelluar e kemi detyruar qeverinë dhe kryeministrin të heqë dorë nga cilësimet e veta. Ai vetë u shpreh këto ditë se ‘kam hequr dorë nga etiketimi kazan edhe pse unë jam i bindur për atë që kam thënë por kam hequr dorë sepse’... pra e kemi detyruar ne në mendjen e vetë ai e ka bindje atë dhe e kemi detyruar ne për shkak të reagimi dhe ai nuk e përdor më në fjalorin e vetë. Kur ekziston solidariteti dhe qëndrimi dhe reagimi i unifikuar imponohet çdo pushtet dhe aq më tepër pushteti politik', u shpreh Çipa.