Meksikë, zjarr në një qendër emigrantësh, 37 të vdekur
Meksikë- Të paktën 37 persona kanë vdekur nga zjarri që goditi një qendër emigrantësh në Ciudad Juarez, në kufirin me Shtetet e Bashkuara.
Këtë e bëri të ditur përmes një deklarate shteti Chihuahua.
Sipas autoriteteve, zjarri shpërtheu në zyrën e Institutit Kombëtar të Migracionit (INM) pasi autoritetet ndaluan rreth 71 emigrantë në rrugët e qytetit dhe i sollën në qendër.
Shkaku i zjarrit dhe kombësia e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.