KAFE SHQETO/ Të protestosh si francez, mesazhi që na dërgon Franca përmes tubimeve të dhunshme

Protestat në Francë kundër reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe trazirat në të gjithë vendin kanë çuar në shtyrjen e vizitës së mbretit britanik Charles III.

Trafiku u ngadalësua në disa zona, linjat e kamionëve bllokuan hyrjen në portin tregtar të Marsejës dhe në rrugët e Parisit ende ishin të dukshme pasojat e protestave masive. 

Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve kundërshtojnë ligjin e propozuar të Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, për të cilin autoritetet franceze thonë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ishte analisti Genci Burimi, i cili ka nxjerrë në pah krahasimet mes protestat së popullit francez me shqiptarët, të cilët shpesh herë janë etiketuar nga qeveria e vendit si ‘mungesë civilizimi e kulture’.

Diskutimi në studio:

Flavio: Nisur nga protestat në Francë, ajo që na habit është tentativa e politikanëve shqiptarë për të na paragjykuar në çdo protestë duke e etiketuar si mungesë civilizimi e kulture, por  ju që jetoni në Francë çfarë ndjeni kur dëgjoni nga këto deklarata?

Genc Burimi: "Kjo do të ishte akuza më foshnjore dhe ajo që unë kam dëgjuar unë në Shqipëri dhe këtu do të ishte e paimagjinueshme është një revolucion.

Mbaj mend atë që thoshte Rama gjatë Marsit që lamë pas për rritjen e çmimeve, që po na shef gjithë bota, nuk keni turp, imagjinoni ju të dalë një burrë francez e të thotë ‘Shiko se po na fëlliqni me Rusinë, e varin.

Pse do të vazhdojmë ne me të drejtat demokratike se bëhet pauz në Rusi. Kjo gjë do ta refuzohej në mënyrë absolute dhe këtë gjë ka Rama në dorë.

 Ajo që dimë është e para, e dyta thuhet shpesh edhe në Shqipëri se ku është parë e dëgjuar që në greva e protesta të ketë parti politike, por urdhëro ja tek e ke.

Ola: Sa efektive kanë qenë këto protesta, nisur edhe nga ato të më përparshme. Në Paris p.sh për rritjen e çmimit të karburanteve?

Genc Burimi: "Duhet thënë në fakt koha e tashme, sepse edhe sot është ditë protestash dhe ka njerëz kudo rrugëve.

Ngaqë kanë funksionuar në fakt, ndaj i bëjnë sërish këto protesta. Nga njëra anë kemi një protestë që arrin të bllokojë një ligj që të mos votohet, dhe ana tjetër kur ligji nuk duhet të aplikohet, votohet.

Këto gjëra francezët i bëjnë me nxitim që ligji të votohet sa më shpejt, pasi p.sh nëse një ndeshje futbolli mbyllet në pjesën e parë me rezultatin 4/0 kemi më pak gjasa ta përmbysim rezultatin.

Këtë bëjnë edhe qeveritë në Francë, pasi sipas statistikave është më pak e mundshme pasi ligji të votohet të rikthehet mbrapsht".

Klea Sula/ Syri.net