Protestuesi: Balluku nuk vjen ta takojë popullin se e ka për turp, ajo e ka unazën me diamante, unë jo!
Akuzat më të rënda të banorëve protestues të Bërxullës janë drejtuar sot kundër ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut, e shquar për luksin e saj.
Një nga banorët e Bërxullës, në indinjatën e tij të shprehur para mediave, tha:
“Shteti vidh me një krah, drejtësia me një krah tjetër. Është e vërtetë! Nuk vjen njeri të na mbështesë! Apo gjoja sikur kemi sindikata të pavarura, apo ajo tjetra. Ore, komunizmi vret, pikë, mbaroi.
Zv. kryeministrja Balluku nuk vjen ajo, se e ka për turp të takojë punëtorët e fshatarët e varfër, se ajo vjen…Vetëm unazën mund ta ketë me diamante me gjëna, unë nuk kam asisoj. Asaj i vjen turp me ardh tek populli i vet. Sa herë i bëjmë thirrje, përditë, po ajo nuk vjen!”