KAFE SHQETO/ Pse 'Pasaportat e Arta' po rrezikojnë integrimin europian të Shqipërisë?
Ilda Zhulali, eksperte e marrëdhënieve me jashtë ka komentuar deklaratën e pazakontë të presidentit austriak, teksa ky i fundit zhvilloi ditën e djeshme një vizitë në vendin tonë.
Sipas tij, Shqipëria po shihet si një vend i cili mund të nxisë investime të dyshimta nga persona me të shkuar kriminale ose pasuri të padeklaruar.
Nëse qeveria nuk reagon menjëherë, shqiptarët do t'i vuajnë këto pasoja e kryeministri i vendit do të përpiqet të akuzojë vendet anëtare të BE.
Pjesë nga biseda:
Flavio: Në dy Konferencat e fundit që nuk kanë lidhje me asnjë qëndrim diplomatik, çfarë ka ndryshuar në raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe BE?
Ilda Zhulali: "Ajo që ka ndryshuar është që vendi ynë çeli negociatat për tu anëtarësuar në BE në Korrik të vitit të kaluar, dhe e kam thënë shumë herë që Shqipëria tashmë do të jetë në një monitorim më të rreptë nga BE dhe vijimi në çdo hap të këtyre negociatave nuk do të kalonte siç kemi kaluar para pak kohësh.
Kështu që, ne nuk do ta ndjejmë më mediatikisht këtë lloj presioni, sepse BE e ka ushtruar këtë lloj presioni, por e ka ushtruar në formate më të ngushta pra para dyerve duke lënë gjithsesi një kornizë dhe hapësirë mundësie për të reflektuar qeveria shqiptare.
Kjo ndodh veçanërisht tani që Ukraina është në një luftë dhe duan të japin mesazhe pozitive nga rajoni.
Tani duket se kjo vijë e kuqe për Shqipërinë nuk do të lëvizë më dhe mesazhet do të jenë gjithmonë të hapura edhe për publikun shqiptar, gjithmonë edhe më të rrepta.
Ajo që më shqetëson mua si qytetare shqiptare dhe që duhet t’i shqetësojë edhe të tjerët për janë pasojat që do të vijnë për shqiptarët nëse vendi ynë nuk reflekton.
Pasoja këto që do t’i vuajmë ne, teksa qeveria do të përpiqet të jua hedhë fajet vendeve anëtare".
Klea Sula/ Syri.net