KAFE SHQETO/ Rreziku nga pasaportat e arta, Zhulali: Shteti ynë shihet si një vend nxitës për investimet e dyshimta

Ilda Zhulali, eksperte e marrëdhënieve me jashtë ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ku ka komentuar vizitën e presidentit austriak Alexander Van der Bellen, ditën e djeshme në vendin tonë. 

Zhulali u shpreh se ajo ç’ka i ka bërë përshtypje ishte deklarata e zotit Van De Beller i cili ka përmendur çështjen e pasaportave të arta, duke e parë kështu vendin tonë si një shtet i cili nxit investimet e dyshimta.

Pjesë nga biseda:

Ola: Si i keni parë nga ana juaj mesazhet që ka përcjellë presidenti i Austrisë në vend dhe nga ana  tjetër edhe deklaratat e Presidentit shqiptar zoti Begaj?

Ilda Zhulali: "Presidenti austriak zhvilloi dje një vizitë në Shqipëri dhe siç ju e dini Austria është një vend mik dhe një partner i vendit tonë dhe ka një rol të veçantë në reforma të caktuara, ku është investuar drejtpërdrejtë në ekspertizë dhe para, pra që Shqipëria të përparojë në fushën e së drejtës.

Austria është gjithashtu një kontribuese për zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri, pra në Shkodër dhe aty përpiqet që të arsimojë dhe përmirësojë cilësinë e arsimit shqiptar që të punojnë në Shqipëri po edhe në vendet anëtare të BE.

Fushat e interesit janë të shumta por ajo që na bëri ne përshtypje ishte Presidenti i Austrisë ku në një deklaratë të pazakontë theksoi çështjen e pasaportave të arta për Shqipërinë. 

Kjo sepse, në faqet e para të mediave evropiane, Shqipëria po zë vendin e parë si një shtet i lidhur ngushtë me krimin. Fakti që u përmendën pasaportat e arta apo ato të errëta është e lidhur me faktin që BE e shikon Shqipërinë si një vend që do të nxisë investimet e dyshimta".

Shënim: Por çfarë janë Pasaportat e Arta?

Zhulali: ***Persona të dyshimtë që jetojnë jashtë vendit mund të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë parat e tyre. Këto janë njerëz që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE, psh shqiptarët ata që mund të marrin pashaportë shqiptare interesin e parë e kanë të zh'barkojnë në BE. E dyta, interes këtu kanë persona që janë të lidhur me krimin, përmes veprimtarisë kriminale përpiqen t’i pastrojnë këto para duke gjetur vende si Shqipëria.

Klea Sula/ Syri.net