Tjetër aksident rrugor, përplasen 4 makina në Elbasan

Një tjetër aksident rrugor raportohet mbrëmjen e sotme, në dalje të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e luleve, ku sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur 4 automjete.

Bëhet me dije se shkak i aksidentit ka qenë lagështira nga reshjet e dendura të shiut.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.