Sulmi ndaj TCH, Haxhiu: Krahasohet me sulme që arrijnë kulmin e të keqes
Duke komentuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, sulmin me armë ndaj Top Channel, analisti Baton Haxhiu shprehet se, ky është një akt terrorist.
Sipas Haxhiut, ky sulm është pika ku krahasohet me sulme që arrijnë kulmin e të keqes në një vend.
‘Akt kriminal në 32 vitet e pluralizmit, dhe ndoshta është pika ku krahasohet me sulme që arrijnë kulmin e të keqes në një vend. Është një model i komunikimit mes shoqërisë shqiptare dhe medieve, politikës dhe medieve që shpeshherë arrin pikat kritike.
Është një lajm i keq për shoqërinë demokratike, lajm i keq për sistemin e medias dhe gjithashtu urgjencë për të kërkuar fajtorin, sepse fajtori nuk është vetëm ai i kallashnikovit, por është njëri prej atyre që vrësinë e shndërron ose zbraz me plumba. Sistemi medieve në Shqipëri do një rirregullim, do një largim të politikës nga mediat. Duhet të largohemi nga modeli i dezinformimit që mendoj se ka arritur kulmin e të keqes.
Marrëdhëniet që ndonjëherë ndërtohen në raport me të tjerët janë problematike. Nuk është aq e rëndë situata sa e kam brenda dhe nuk mund ta them, se janë në hetim e sipër gjërat, por shpresoj që e keqja është me kaq, edhe pse sulmi shkon përtej dëshirës time që është krejt gjë e vogël.
Urojmë që të mos e përjetojë askush nga mediat, që njerëzit në TCH ta kalojnë këtë krizë dhe të jenë të kujdesshëm me atë që vjen. TCH e ka përjetuar më të rëndën e vet, por shoqëria shqiptare më nuk është imune edhe ndaj ndonjë gjëje më të rëndë që mund ti vijë’, tha Baton Haxhiu në SYRI TV.