Ilir Alimehmeti: Veliaj mblodhi 41 milionë euro nga taksa e arsimit, fëmijët mësojnë me turne

Kryesuesi i listës për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, u ndal gjatë fjalës së tij te taksa për infrastrukturën arsimore, e cila sipas tij, është antikushtetuese.

Doktor Ilir Alimehmeti u shpreh se me anë të kësaj takse, Erion Veliaj u ka marrë 41 milionë euro qytetarëve të Tiranës, ndërsa në mënyrë antiligjore, e ka shtyrë lënien në fuqi të kësaj takse dhe për tre vite të tjera. 

Ilir Alimehmeti u shpreh se pas 14 majit, kjo taksë do të hiqet dhe do të bëhet transparencë për çdo tarifë që paguajnë qytetarët e Tiranës. 

Duke i uruar një sukses sa më të plotë Z.Këlliçi, të cilin do ta mbështesim 100% jo vetëm këto ditë, por dhe pas fitores. Unë doja të falenderoja, jo vetëm ju që jeni këtu, por dhe ekipin e ekspertëve që ka prodhuar këtë program me këmbët në tokë. Nuk do mbështesim diçka të mbinatyrshme, por gjëra të realizueshme, të bëshme për të mirën e të gjithëve. Unë nuk jam ekonomist, por unë do marrë vetëm një element, që e ka vetëm bashkia e Tiranës. Është taksa e Infrastrukturës Arsimore, është një taksë e paguajmë vetëm ne. nuk e paguan askush tjetër, totalisht antikushtetuese, sepse arsimin e mbulon buxheti i shtetit, dhe është falas. Ajo që ju nuk dini është se deri tani kemi paguar 41 milionë euro i keni paguar. Por fëmijët tonë, shumica dërrmuese, janë me dy turne. Pra edhe këto që kemi paguar në mënyrë antikushtetuese, nuk janë përkthyer në mundësi që fëmijët tanë të kenë ato shkolla që duhet të kishin.

Veç kësaj ka një VKB, që e ka shtyrë dhe tre vite të tjera këtë taksë të përkohshme. Për tre vite të tjera do na marrin dhe 21 milionë euro.

Por ka një ligj për Vetëqeverisjen Vendore, që thotë se: një taksë që është e përkoshme, s`mund të jetë më shumë se tre vjet. Ka dhe një pikë tjetër që thotë se taksa nuk mund të jetë jo më shumë se 35% të vlerës së taksës së ndërtetës. Sot një biznes i madh që paguan 370 mijë lekë në vit këtë taksë, nuk do duhej të paguante më shumë se 240 lekë të vjetra. Këto janë ato që flasim,  ato vjedhjet që ne flasim, të cilat pas fitores së Z.Këlliçit do zhduken. Dhe një element tjetër i rëndësishëm, që të kuptoni sesi operon Këshilli Bashkiak sot. Duhet ti kishte nisur iniciativat ligjore që në Korrik të vitit 2022 dhe duhet të kishte bërë të paktën 5 dëgjesa publike. Ju ishit në dijeni të këtij vendimi? Që do paguani deri në 2025. Ndërkohë, taksat jeni duke i paguar dhe nuk ishit në dijeni që ishte marrë një vendim i tillë. Kjo prej 15 majit merr fund, transparencë e plotë. 

Në fund fare çdo taksë tjetër do shkojë në destinacion dhe jo në xhepat e atyre që i mbledh”- u shpreh Ilir Alimehmeti.