VIDEO/ Boçi: Shokuese! Në ditë me shi, fëmijët ‘luajnë’ me jetën për të shkuar në shkollë
Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka denoncuar gjendjen e mjerueshme me të cilën përballen prindërit e zonës Papër-Sollak për të çuar fëmijët e tyre në shkollë gjatë ditëve me reshje shiu.
Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka shpërbdarë pamjet shokuese, ku thekson se ‘prindërit në ditët me shi puthen e përqafohen me fëmijët e tyre që "luajnë" me jetën, për të kaluar mes për mes ujërat e rrëmbyeshëm!’
Boçi e quan këtë situatë një papërgjeshmëri politike dhe morale dhe premton se ‘kurrë më këta fëmijë s'kanë për të kaluar në këtë mënyrë rrjedhën e lumit’ pas 14 majit.
Postimi i plotë:
Shokuese këto pamje që vijnë nga zona e Papër-Sollak në Elbasan!
Prindërit në ditët me shi puthen e përqafohen me fëmijët e tyre që "luajnë" me jetën, për të kaluar mes për mes ujërat e rrëmbyeshëm! A mund të quhet kjo një sakrificë për arsimimin? Për ata fëmijë, sigurisht që po.
Por në fakt, kjo është përtej papërgjegjshmërisë politike! Kjo është papërgjegjmëri morale! Si mund të kenë guxim të dalin të takojnë njerëzit? Si s'kanë turp të premtojnë se do të bëjnë më mirë?
Zotimi është i thjeshtë! Kurrë më këta fëmijë s'kanë për të kaluar në këtë mënyrë rrjedhën e lumit. Kurrë më, prindërit s'do luten që fëmijët t'i kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi nga shkolla!