Khloé Kardashian detyrohet të fshijë fotot për shkak të fotoshopit të tepërt

Khloé Kardashian është akuzuar edhe një herë se ka bërë Photoshop të fotove të saj për të ndryshuar pamjen e trupit.

Në të kaluarën, ylli i ‘The Kardashians’ pranoi se bën rregullime aty-këtu për ta bërë botën ta shohë atë ashtu siç dëshiron. Khloé ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një seri fotografish në të cilat shfaqet duke modeluar një fustan argjendi Dolce&Gabbana.

Ndjekësit e modeles e sulmuan atë për Photoshop. Nga këndvështrimi i tyre, gabimet në redaktim ishin shumë të dukshme, veçanërisht në disa pjesë të trupit të saj.

Gabimi dukej kryesisht në ijet dhe këmbët e Khloé Kardashian, aspekt ky i dukshëm kur këto pjesë të trupit të saj morën një formë të çrregullt. Ndjekësit e saj menduan se ishte e tepërt dhe se binte në kundërshtim me imazhin që ajo shfaq.

Disa orë pasi komentet në postim filluan të mbusheshin me kritika, Khloé Kardashian e fshiu postimin. Pas pak ajo i publikoi sërish imazhet, por të rregulluara.