Juristi Daci: Alibeaj nuk ka kandidatë, do të regjistrojë vetëm ata që bëjnë dëm ne zgjedhje

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri Tv ishte juristi Jordan Daci ku diskutoi mbi afatin përfundimtar të regjistrimit të kandidatëve në zgjedhjet lokale.

Daci është shprehur se Alibeaj nuk ka kandidatë në 61 bashki por dhe ato kandidatë që do të marrin pjesë janë vetëm për të bërë dëm në vota.

"Nuk mendoj se do të nxjerrë 61 kandidatët në bashkitë e vendit për më tepër ata do të jenë njerëz që po futen në garë për të humbur dhe dëmtuar kandidatët e opozitës.

Ligjërisht situata është e ndryshme nga ajo në terren dhe vendimi i KAS i cili ka bërë atë që shqiptarët e dinë tashmë dhe njerëzit ja kanë idenë se si konfigurohen partitë në terren. Votuesit e dinë se kush është opozita dhe votat do ti shkojnë opozitës dhe jo logos sepse ka ikur ajo kohë kur votohej logoja.

Qëndrimi i Bardhit dhe Tabakut më duket dinjitoz sepse e mban konfliktin lart dhe nuk e ul te votuesit. Akoma nuk e dimë se sa peshë do të kishin këta zëra që Alibeaj të mos nxjerrë kandidatë në zgjedhje.

Jam i sigurt se pavarësisht të gjithave këto zgjedhje do të sjellin një ndryshim të madh edhe pse nuk është momenti më i mirë i opozitës në vend, kjo edhe nga situata që ndodhet PD-ja."