Ronaldo shënoi katër gola në dy raundet e para të kualifikueseve, por ai nuk është më i miri

Cristiano Ronaldo shënoi katër gola në dy raundet e para të kualifikueseve për Euro 2024, por nuk është golashënuesi më i mirë në kompeticion. Atë titull e mban përfaqësuesi danez Rasmus Hojlund.

Djaloshi që mbushi 20 vjeç në shkurt shënoi pesë gola në paraqitjen e tij të tretë dhe të katërt për kombëtaren.

Ronaldo shënoi dy herë kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut, Hojlund ishte në mesin e golashënuesve në duelet me Finlandën dhe Kazakistanin dhe interesant është fakti se Danimarka i shënoi të gjithë golat në dy xhirot e para të kualifikueseve.

Së pari, ai shënoi një hat-trick në një fitore 3-1 ndaj Finlandës dhe më pas shënoi dy herë në humbjen 3-2 ndaj Kazakistanit.

Sulmuesi i Atalantas, vlera e të cilit para këtyre ndeshjeve ishte në 35 milionë euro, me siguri do të ngrihet në qiell pas këtyre ndeshjeve të mëdha.