Sulmi mbi TCH dhe vrasja, Sari: Qëlluan nga 'Range Rover' në ecje, janë sekuestruar kamerat e vëzhgimit

Pas sulmit me armë mbi Top Channel pak pas mesnate,  mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç, SYRI TV mëson se ai humbi jetën rrugës për në spital, duke u transportuar me ambulancë.

Gazetarja Bleona Sari tha nga Mëzezi, pranë vendit të krimit, “se kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur dekadën e fundit ndaj një medieje, siç është TCH.

“Një automjeti “Range Rover” ka qenë në ecje dhe prej andej një person ka qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe 25 gëzhoja janë gjetur nga grupi i hetimit. 

Grupi i xhimit i SYRI TV ishte i pranishëm mbrëmë në këtë vend, pak minuta pasi ishte qëlluar mbi godinën që gjendet në Mëzez.

Anëtarët  e grupit hetimor kanë mbledhur gëzhojat dhe kanë sekuestruar kamerat e vëzhgimit ën zonë; të gjitha provat e mundshme për zbulimin e kësaj ngjarjeje.

Pal Kola ishte në detyrë, përpara hyrjes së godinës, në momentin kur u qëllua.

Pas ngjarjes u gjet një automjet Range Rover i djegur plotësisht në autostradën Tiranë-Durrës .

Policia e Tiranës lëshoi një komunikatë rreth orës 2:00 për sulmin dhe ende nuk dihet se në cilën pistë po heton aktualisht policia. Policia është treguar mjaft hermetike në dhënien e informacioneve, pasi bëhet fjalë për një ngjarje delikate ndaj një medieje kombëtare. Dyshimet janë se mund të ketë pasur tri autorë, tri persona në makinë.

Të shtënat janë dëgjuar edhe live gjatë “Big Brother VIP”.

Nuk ka ende asnjë reagim nga drejtues të televizionit Top Channel.  Pritet që sot të dalë në një konferencë shtypi drejtoi i Policisë, Tonin Vocaj, sidomos për faktin që një i pafajshëm humbi jetën.”