VIDEO/ Berisha: Zoti i shpëtoftë qytetarët e Tiranës nga linjat e ‘Lal vjedhësit’
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas aksidentit të disatë të linjave urbane të Tiranës, të ndodhur gjatë javëve të fundit.
Berisha shkruan se, këto janë linjat e ‘Lal vjedhësit’, ndërsa uron shërim të shpejtë të qytetarëve të lënduar.
‘Përmbyset autobusi urban në rrugën e Elbasanit, plagosen tre qytetarë. Zoti i shpëtoftë qytetarët e Tiranës nga linjat e ‘Lal vjedhësit’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në një mesazh në Facebook.