SYRI TV/ Rama zëvendëson Lelin me Ermal Dredhën, reagon PD Vlorë: Se njeh as partia e tij
Partia Demokratike i cilësoi farsë zgjedhjet që Edi Rama bëri në Vlorë, ku anëtarësia votoi mes dy emrave për kryetar bashkie, atë të Fate Velajt dhe Ermal Dredha, ku ky i fundit u shpall dhe fitues.
Sipas Partisë Demokratike në Vlorë, Ermal Dredha është kandidat anonim, i sjellë nga shkretëtirat arabe.
Këto deklarata i bëri Rezenbrik Serjani, Sekretar për Transparencën në PD VLorë.