Titullari i Belgjikës largohet menjëherë nga grumbullimi me kombëtaren, shkak dëmtimi
Dy ditë përpara se të udhëtojë në Gjermani për raundin e dytë të kualifikuesve për Euro 2024, Belgjika nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në “murin” e saj Thibaut Courtois . Në të vërtetë, portieri belg, titullar gjatë fitores së madhe në Suedi (3-0) , u desh të kthehej në Spanjë për shkak të një problemi fizik.
Dëmtimi i gardianit nuk duket diçka shqetësuese, por ai u kthye në Madrid për të kryer ekzaminimet që duhen.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Belgjika me anë të një komunikimi në rrjetet sociale.
??????: Thibaut returned for precaution reasons back to Real Madrid due to a minor strain in the adductor. pic.twitter.com/WCHfAOXzA3
— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) March 26, 2023