Nuk ka më dilema, Mërgim Berisha debuton me Gjermaninë në fitoren ndaj Perusë

Mërgim Berisha debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Gjermanisë. Sulmuesi shqiptar ka hyrë në fushë në minutën e 75, duke mbyllur një herë e mirë çështjen se cilën Kombëtare do të përfaqësojë (pavarësisht se ndeshjet miqësore nuk llogariten, duket një kapitull i mbyllur).

Lojtari i Augsburgut shijoji fitoren e tij të parë me “pancerat“, teksa Gjermania mposhti Perunë në një takim miqësor. Ndeshja është vendosur nga Fyllkrugu, i cili është autori i dy golave të shënuar në minutat 12 dhe 33.