19 vjet shkatërrim i Bashkisë së Tiranës nga Rama tek Veliaj!

Nga Petrit Vasili

Plot 19 vjet kanë rilindasit, që kanë në duart e tyre shkatërrimtare Bashkinë e Tiranës.

E shkatërroi Edi Rama për 11 vjet nga viti 2000 deri në 2011 dhe 8 vjet Veliaj nga 2015 deri në 2023.

Nuk fshihen dot më këta shkatërrimtarë, që për 19 vjet e kafshuan Tiranën si mundën dhe ku mundën.

Për 19 vjet i shkulën zemrën qytetit, i shkallmuan trashëgiminë historike e kulturore, i përpinë gjelbërimin dhe e kthyen në qytetin më të varfër të Shqipërisë nga ana kulturore.

Për 19 vjet i helmuan çdo damar qytetit me beton dhe e bënë një qytet toksik për çdo moshë, por për fëmijët dhe të moshuarit e kthyen në një helm të vërtetë.

Për 19 vjet më të zymtat dhe më të zezat e këtij qyteti e shndërruan atë një qytet të ndotur e helmues, armiqsor e pa shërbime, me trafik dhe shumë kaos.

Për 19 vjet e lanë pa shërbim urban duke e katandisur shumë më keq se edhe në kohë të diktaturës.

Për 19 vjet nuk ndërtuan asgjë për qytetarët përveçse shitën tokën e Tiranës mafias dhe pastrimit të parasë dhe mbushën xhepat.

Për 19 vjet i dërrmuan ekonomikisht qytetarët me taksa, që vetëm i rritën pa u dhënë asnjë shërbim për tu përmirsuar jetën atyre.

Për 19 vjet e shndërruan Tiranën në qytetin që ka treguesit më mizerabël në çdo pikëpamje qoftë nga ndotja, çmimet e banesave e qirave, shërbimin e dobët shëndetësor, trafikun shkatërrimtar, zero shërbime për të moshuarit, me taksa shumë të larta në raport me të ardhurat etj etj.

Makthi 19 vjeçar duhet të marrë fund një herë e mirë për të mos u kthyer më kurrë.

Vjedhja 19 vjeçare e jetës së qytetarëve të Tiranës nga rilindja duhet të goditet pa mëshirë me votë në 14 maj.

Tabloja makabre dhe vepra e urryer 19 vjeçare e Ramës dhe Veliajt duhet të ndëshkohet shumë fort sepse është një tablo e tmerrshme që e shohim çdo ditë.

Ndëshkimi i fajit 19 vjeçar Rama -Veliaj është detyrim dhe përgjegjësi ndaj vetes, ndaj fëmijëve tanë, ndaj njëri tjetrit për sot e për mot.

Dita ka ardhur të kemi sërish qytetin tonë Tiranën pas pushtimit shumë të gjatë dhe të lig 19 vjeçar.