SYRI TV - Berisha mbledh Kryesinë për emrat e këshilltarëve bashkiakë/ Ndahen numrat e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’
Lideri demokrat Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë ka folur mbi përcaktimin e kandidatëve për këshilltarë të Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Për bazë është marrë mesatarja elektorale, duke zbuluar dhe numrin e kandidateve për këshilltarë për secilën parti, ku janë 5mijë kandidatë në listat e dërguara nga degët në 61 bashkitë e vendit
Syri tv
Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë ku janë përcaktuar emrat me të cilët do të kandidohet në zgjedhjet lokale të 14 majit, pas afrimit të afatit te dorëzimit të listave të këshilltarëve. Sipas kreut demokrat, në koalicion është bërë e qartë se është marrë për bazë mesatarja elektorale, duke zbuluar dhe numrin e kandidateve për këshilltarë për secilën parti të koalicionit 'Bashke Fitojmë', ku janë 5mijë kandidatë në listat e dërguara nga degët në 61 bashkitë e vendit
Partia e Lirisë 240 pozicione
Partia PBDNJ 20 pozicione
PDK 6 pozicione
Partia Demokratike, pjesa tjetër
Berisha theksoi se rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi.
"Kjo e jona kontraston si dita me natën me transparencën e frymën e bashkimit. Demokratët të vendosur të mos mashtrohen e të vijojnë kontributin në PD, të mos ndjekim dy pengje të diskretituar të mbajtur peng me lidhje krimi nga Edi Rama.
Të dy, Basha me dosjen e mbyllur nga Rama, Alibeaj me probleme të thella e serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng e keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Rama''
Sipas kryedemokratit Berisha, kundërshtari po përdor gjatë fushatës arrestime të kryebashkiakëve të vet që t’i disiplinojë dhe ky është kontrasti me kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'' që ka transparencë dhe frymë bashkimi, pasi propozimet janë të shkëlqyera.