Maroku befason Brazilin, surpriza e Botërorit triumfon në miqësore
Maroku ka befasuar Brazilin, teksa ka arritur një fitore të rëndësishme në miqësoren përballë 5-herë kampionëve të Botës me rezultatin 2-1.
Afrikano-veriorët e nisën mjaft mirë këtë takim duke kaluar në avantazh në minutën e 29’ me anë të Bufal.
Baraspesha erdhi vetëm në minutën e 67’ me anë të Kasemiros, por që zgjati vetëm 12 minuta, pasi në të 79’ ishte Sabiri, i cili ndëshkoi "Seleçaot".
Kështu Maroku duket se vazhdon rrugën pikërisht aty ku e la në Botëror, e cila ishte padyshim surpriza e Katarit, ndërsa Brazili vazhdon të zhgënjejë në fushën e lojës.