Të shtëna me armë gjatë natës në Tiranë, u qëllua drejt një...

Të shtëna me armë zjarri drejt një banese në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku një person i paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese të pabanuar në Lundër.

Ndaj ndërtesës është qëlluar tre herë ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar. Policia vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikikimin dhe kapjen e autorit.