'Duhet më shumë kontroll', Muriqi: Fitorja me Andorrën e bën të vlefshme pikën

Vedat Muriqi e pranon barazimin 1-1 në Izrael. Sulmuesi kryesor i Kosovës, analizoi takimin e parë në grupin I për emisionin “Dardanët” në SuperSport.

“Ndeshje e rëndësishme për ne. Izraeli dhe Zvicra janë favoritët e grupit. Kemi punuar shumë, bëmë analizat e duhura. E humbëm kontrollin në disa raste. Mund të fitonim, por edhe mund të kishim humbur. Që ta bëjmë të vlefshme këtë pikë, ne duhet të mundim Andorrën.

Ata (Izraeli) na krijuan telashe dhe probleme pasi humbëm kontrollin. Duhet të kemi më shumë në kontroll në ndeshjet e tjera, në sulm dhe në mbrojtje. Kemi mundësi për t’u përmirësuar.

Me gjithë respektin që kemi për Andorrën, ne do të vazhdojmë të punojmë. Do të rikuperohemi nga nesër, që të jemi gati për ndeshjen me Andorrën”, deklaroi bomberi dardan.