Barazuan me Izraelin, flet Giresse: Rezultat pozitiv, kemi shumë kapacitet në sulm
Alain Giresse foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport pas barazimit ndaj Izraelit. Trajneri francez i Kosovës, komentoi rezultatin 1-1, ku ndër të tjera tha:
“Ishte një ndeshje që kërkonte angazhim dhe ritëm. Iu përgjigjëm atyre në mënyrë të mirë. Rezultati është i jo i kënaqshëm prej rasteve në fund, por vlerësoj paraqitjen e lojtarëve. Jemi të kënaqur, gjithsesi, rezultati 1-1 është pozitiv.
Mesfusha? Kishim vështirësi në markimin e kundërshtarëve, por u përshtatshëm më pas. Sulmi u paraqit në mënyrë të mirë. Kemi kapacitet në repartin e sulmit”, deklaroi Giresse.
Kosova luan ndeshjen e radhës pas tri ditësh. Në “Fadil Vokrri” zbarkon Andorra, rival ndaj të cilit nuk diskutohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores.