Tedi Blushi ndan pamjet e ndërtuara nga Inteligjenca Artificiale: Kjo mund të ishte Tirana sot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ndarë me ndjekësit pamje të kryeqytetit të krijuara nga Inteligjenca Artificiale.

 Blushi shkruan në Facebook se kjo do të ishte Tirana në rast se në vend të babëzisë dhe korrupsionit do të punohej për hapësirat e gjelbra.

Postimi i plotë:

Tirana nuk ka njohur kurrë një armik më të madh të gjelbërimit dhe mjedisit se sa Kryetari ende në detyrë i Bashkisë, Erion Veliaj!

Mjedisi.al i ka kërkuar inteligjencës artificiale, të imagjinojë Tiranën si qytet i gjelbër dhe nga fotot duket qartë bukuria që do të kishte kryeqyteti, nëse në krye të Bashkisë do të ishte një administrator i përgjegjshëm dhe me vizion.

Kjo mund të ishte Tirana sot, nëse në vend të paligjshmërisë, korrupsionit dhe babëzisë për t’u pasuruar me paratë e betonit nuk do të shkatërrohej çdo hapësirë e gjelbërt, përfshi “mushkërinë e Tiranës”, Parkun e Liqenit.

Ndaj 14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Erion Veliaj, i cili premtoi “Pyllin Orbital” dhe po e mbyll mandatin me një “Pyll Betoni”!

Bashkë Fitojmë!