EURO 2024/ Zvicra fiton me goleadë ndaj Bjellorusisë në Serbi, Turqia triumfon me përmbysje kundër Armenisë

Kanë përfunduar tre sfidat orës 18:00 në kualifikueset e Europianit.

Kosova e nisi me barazim turin për eliminatoret e Kampionatit Europian EURO 2024. Dardanët ndanë pikët me Izrealin pas barazimit 1-1 në Tel Avib.

Të parët që kaluan në avantazh ishin lojtarët e Kosovës falë një autogoli të Dasës në minutën e 36’. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Rashica dyfishoi shifrat por goli iu anulua për një prekje me dorë të topit. Në minutën e 56′ Dor Peretz barazoi shifrat duke i dhënë kështu barazimin Izraelit.

Në minutat e fundit, Rashica pati një mundësi të artë për të ndëshkuar izrealitët, por ai nuk u tregua i saktë vetëm 2 metra larg portës kundërshtare.

Nga ana tjetër Zvicra ka mposhtur me goleadë Bjellorusinë, në ndeshjen e luajtur në Serbi. Mesfushori shqiptar i Kosovës që luan për Zvicrën, Granit Xhaka shënoi një supergol. 3 golat u shënuan nga Stefen dhe i fundit nga Zeki Amdouni.

Turqia arriti të fitojë me përmbysje ndaj Armenisë duke marrë kreun e grupit D. Sfida fillimisht u zhbllokua nga ekipi armen, por më pas turqit shënuan dy gola duke fituar në Armeni.