EURO 2024/ Rashica 'fal' Izraelin, Kosova merr një barazim në 'Tel Aviv'
Kosova e nisi me barazim turin për eliminatoret e Kampionatit Europian EURO 2024.
Dardanët ndanë pikët me Izrealin pas barazimit 1-1 në Tel Avib.
Të parët që kaluan në avantazh ishin lojtarët e Kosovës falë një autogoli të Dasës në minutën e 36’.
Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Rashica dyfishoi shifrat por goli iu anulua për një prekje me dorë të topit. Në minutën e 56′ Dor Peretz barazoi shifrat duke i dhënë kështu barazimin Izraelit.
Në minutat e fundit, Rashica pati një mundësi të artë për të ndëshkuar izrealitët, por ai nuk u tregua i saktë vetëm 2 metra larg portës kundërshtare.