VIDEO-LAJM/ Nuk i zuri Pallati i Kulturës, kurbinasit ndjekin takimin e Berishës nga një monitor gjigant para bashkisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhinë.

Pallati i Kulturës ishte shumë i vogël për mbështetësit që ishin dalë të prisnin liderin demokrat.

Simpatizantët në pamundësi për t'u futur në pallatin e kulturës u ka ardhur në ndihmë një monitor i madh për të qenë pjesë vizualisht e takimit të Berishës.

Kujtojmë se kurbinasit i rezervuan edhe një pritje madhështore Berishës në autostradën Laç-Milot.