Transport publik falas, qytetarët mbështesin premtimin e Këlliçit: Ndihmë e madhe! Do i japim votën!

Syri Tv ka pyetur qytetarët e Tiranës në lidhje me premtimin e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi për transport publik falas. Pjesa më e madhe e tyre e mbështesin këtë premtim, duke u shprehur se nëse realizohet do të ishte një ndihmë për ta, për tu pakësuar shpenzimet e përditshme.

Nga Syri Tv

Premtimi i kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, se me zgjedhjen e tij kryebashkiak transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët, është mirëpritur nga këta të fundit.

Për mikrofonin e Syri Tv, shumica e qytetarëve të pyetur shprehen se realizimi i këtij premtimi do të ishte një ndihmesë për t’i lehtësuar sadopak shpenzimet, në kushtet kur çmimet në çdo shërbim janë rritur. 

Ja si shprehen qytetarët: 

"Shumë ndihmë e madhe. E duam që të na bëhet pa lekë autobusi". 

"Po, do na ndihmonte, po të ishte falas".  

"Shumë mirë do të ishte, ne pensionistë jemi, me 100 mijë lekë". 

"Ajo do të ishte shumë ndihmesë, ne pensionistë jemi, por nuk e besoj". 

"Do ishte ndihmesë për ne pensionistët se kemi pensione të ulëta". 

"Do ta përkrahim, do t'ia japim votën".  

Këtë të shtunë në një takim me FRPD, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, premtoi se transporti publik do të jetë prioritet i tij si kryetar bashkie.