EURO 2024/ Skocia e 'nis me këmbën e mbarë', mposht Qipron në shtëpi
Skocia ka arritur një fitore të rëndësishme duke mposhtur si pritëse Qipron me rezultatin 3-0. Vendasit e mbyllën pjesën e parë ndaj miqve duke shënuar një gol me John McGinn.
Në fundin e takimit, për ta bërë më të sigurt këtë triumf mendoi Scott McTominay. Mesfushori i Manchester United shënoi dy gola ndaj Qipros dhe i dha 3 pikë të rëndësishme kombëtares së tij.
Me fitoren në ndeshjen e parë të Grupit A, Skocia merr kryesimin dhe tashmë pret ndeshjet e mbrëmjes mes Spanjës dhe Norvegjisë.