EURO 2024/ Izrael-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Izrael-Kosovë, e vlefshme për kualifikueset në Kampionatin Evropian.
Përfaqësuesja e Kosovës synon ta nisë me këmbë të mbarë rrugëtimin e saj në kualifikimet e Euro 2024.
“Dardanët” do të zbresin sonte në fushën e blertë për t’u përballur me Izraelin në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv.
Verdhekaltrit janë të motivuar për ta nisur pozitivisht këtë eksperiencë, përkundër faktit se janë të vetëdijshëm që do të kenë punë të vështirë sonte ndaj izraelitëve, të cilët kanë një skuadër me elementë mjaftë cilësorë.
Formacionet zyrtare: