'Nuk i përjashtoj opsionet e tjera', Pedri tremb Barcelonën për të ardhmen

 

E ardhmja e Pedrit nuk është e sigurt te Barcelona. Këtë gjë e konfirmon vetë lojtari dhe te klubi katalanas kanë nisur të shqetësohen. Talenti spanjoll ka dhënë një intervistë për “TCL”, ku nuk e përjashton mundësinë e një transferimi në Premier League.

“Premier League? Për momentin jo. Unë jam te Barça dhe shpresoj të qëndroj edhe për shumë vite të tjera. Unë e dua La Ligën, por nuk duhet të përjashtojmë kurrë asnjë opsion tjetër”, u shpreh Pedri.

Megjithatë, një deklaratë që pavarësisht dashurisë që shpreh për Barcelonën nuk e mbyll mundësinë e një transferimi në Angli. Diçka që mund të bëjë të bien këmbanat e alarmit te Barcelona e cila e konsideron Pedrin pjesë kryesore të projektit.