Prezantohet Tuchel: Është nder dhe gjë e veçantë të kontaktohesh nga Bayern
Pas zyrtarizimit të Thomas Tuchel si trajner i ri i Bayernit, klubi bavarez nuk humbet kohë dhe prezanton trajnerin përpara mediave. Tekniku gjerman dha konferencën e tij të parë për shtyp si pjesë e Bayernit ku u tregua shumë i qartë për objektivat që klubi ka vendosur, ndërsa u shfaq shumë i entuziazmuar për këtë aventurë të re.
Në konferencën për shtyp, Tuchel është shprehur se nënshkrimi i kontratës me Bayernin është një nder i madh për të.
Është nder dhe gjë e veçantë të kontaktohesh nga FC Bayern. Kur nënshkruani kontratën, është një nder i madh. Falënderimi im i veçantë për besimin shkon për Oliver Kahn, Hasan Salihamidžić.
Edhe kur punon jashtë për një farë kohe, bëhesh edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e Bayernit, ishin fjalet e para të Tuchel si trajner i klubit gjerman.