Prisni pak! Selena Gomez dhe Zayn Malik në një lidhje dashurie?

Sipas thashethemeve të fundit të cilat kanë ndezur rrjetin, Selena dhe Zayn janë çifti më i ri në showbiz-in botëror. Dyshja janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një darkë në New York City.

Ky thashethem fillimisht rrodhi nga një përdoruese TikTok-u, e cila në një video të postuar në profilin e saj tregoi si shoqja e saj që punonte në një restorant të frekuentuar nga persona të famshëm kishte parë Selena-n dhe Zayn duke darkuar me njëri-tjetrin.

Vajza në fjalë tregoi gjithashtu edhe bisedën me shoqen e saj, e cila i tregonte se dy artistët kishin hyrë dorë për dore në restorantin ku ajo punonte.