'U bë vonë' në versionin e Luizit, reagon Capital T

Banorët e “Big Brother VIP Albania” ditën e djeshme (24 mars) kanë bërë plot 90 ditë në shtëpi.

Me këtë rast atyre i është organizuar një festë madhështore në pishinë, ku kishte DJ, pije dhe gjithçka tjetër për një argëtim perfekt.

Konkurrentët u argëtuan mjaft shumë me njëri-tjetrin, kërcyen e madje kënduan edhe disa hite të mëdha të artistëve shqiptar.

Në një moment Luiz Ejlli ka interpretuar këngën “U bo vonë” të Capital T.

Kjo këngë në versionin e Luizit bëri xhiron e rrjetit duke u pëlqyer nga të gjithë.

Performanca e artistit nga Shkodra është shpërndarë edhe nga reperi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. Kështu duket se Capital T e ka vlerësuar Luizin duke kënduar hitin e tij.

“Shumë vonë”, ka shkruar Trimi krahas videos.