Këlliçi: Mirëmëngjes Tiranë! Një kafe me profesor Tupen, si për fillim dite

Belind Këlliçi e ka nisur ditën sot me profesor Edmond Tupen, i famshëm për karizmën e tij, idetë dhe thjeshtësinë.

"Mirëmëngjes Tiranë! Po kthejmë një kafe si për fillim dite," shkruan Këlliçi, kandidati opozitar për bashkinë e Tiranës.

"Unë nuk para blej gazeta, por kur shoh profesorin në faqe të parë s'e bëj mendjen dysh. Lexoni Edmond Tupen. Jo të gjithë kanë fatin ta dëgjojnë nga afër," shprehu vlerësimin, ai.