U shfaq në TV me një orë të shtrenjtë, Macron e 'zhduk' me lezet gjatë intervistës

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili duhet të merret me qytetarët që protestojnë për rritjen e moshës së pensionit, bëri një veprim që tërhoqi vëmendjen. Gabimi mund të kishte kaluar pa u vënë re nëse vetë Macron nuk do të ishte përpjekur ta korrigjonte menjëherë dhe madje edhe në televizion.

Presidenti francez u shfaq në një intervistë televizive duke bërë gjeste, ndërsa mbante një orë luksoze në kyçin e dorës së majtë. Pak më vonë ora u zhduk, ndërsa ai vazhdoi të fliste me të njëjtin ton. Ora që mbante presidenti ishte e markës franceze Bell&Ross dhe që kap vlerën e rreth 2,500 eurove.