VIDEO/ Macron heq orën luksoze në mesin e debatit televiziv për pensionet, pamjet bëhen virale

Presidenti francez, Emmanuel Macron u kritikua pasi hoqi orën e tij luksoze gjatë një debati televiziv për reformën e pensioneve.

Pamjet virale tregojnë momentin kur Macron heq orën. Sipas BBC, disa thonë se ora luksoze kushton 80 mijë euro, të tjera media thonë se vlera e saj është vetëm 2400 euro.

Një zëdhënës i presidentit tha se ai e hoqi orën sepse po i përplasej me tavolinën. Por kritikët thanë se ora e tij tregon se ai e ka humbur lidhjen me publikun.

Presidenti është kritikuar vazhdimisht nga rivalët politikë se mbështet të pasurit.

Macron ka vendosur të ngrejë moshën e pensioneve me dy vite, duke e çuar në 64 vite.

Vendimi i tij ka sjellë protesta të dhunshme në mbarë Francën.