", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/24/auto_aCmINXTt1679679299.jfif", "width": 900, "height": 507 } }

Bayern Munich ndan rrugët me Julian Nagelsmann dhe zyrtarizon Thomas Tuchel

Tani është zyrtare: Julian Nagelsmann nuk është më trajner i Bayern Munich dhe zëvendësuesi i tij është Thomas Tuchel. Klubi bavarez bëri një deklaratë zyrtare, e cila bashkë me lamtumirën e ish-trajnerit bën të ditur edhe emrin e zëvendësuesit, tashmë të njohur prej disa orësh.

Ja çfarë shkruhet në njoftimin zyrtar:

“Bayern ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Julian Nagelsmann. Ky vendim është marrë nga CEO Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic në konsultim me presidentin e klubit Herbert Hainer. Nagelsmann do të zëvendësohet nga Thomas Tuchel, i cili ka kontratë deri më 30 qershor 2025. Ai do të mbikëqyrë seancën e parë stërvitore të ekipit të hënën. Së bashku me Nagelsmann, asistentët Dino Toppmoller, Benjamin Glück dhe Xaver Zembrod do të largohen gjithashtu nga klubi."