", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/24/auto_Fr_pGtKX0AAIR8a1679672433.jfif", "width": 900, "height": 507 } }

VIDEO/ Pas takimit me drejtuesit, Nagelsman largohet nga selia e Bayern, pritet vetëm zyrtarizimi i shkarkimit

Drejtuesit e Bayern Munich janë takuar për të diskutuar shkarkimin e Julian Nagelsmann . Oliver Kahn, Herbert Hainer, Hasan Salihamidžić dhe Marco Neppe mbërritën në selinë qendrore, të cilëve më pas iu bashkua edhe trajneri gjerman.

Takimi nuk ishte shumë i gjatë, teksa vetëm pak çaste më parë Nagelsmann u pa të linte selinë e klubit gjerman. Me shumë gjasa do të ketë një deklaratë zyrtare për shtyp, ku do të bëhet me dije shkarkimi i Nagelsmann.

Pritet që vendin e Nagelsmann ta marrë Thomas Tuchel, i cili dy vite më parë fitoi Champions League me Chelsea-n.