Zbulohet prapaskena/ Tuchel refuzoi PSG-në, priste Bayernin

Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka refuzuar mundësinë për rikthimin te Paris Saint-Germain, duke vendosur për një përvojë te Bayern Munchen.

Sipas gazetës “Sport 1”, PSG së fundmi bëri një lëvizje për të ri-nënshkruar me Tuchel, por gjermani e refuzoi.

Tuchel donte të ishte i lirë për Bayern Munchen dhe tani është vendosur të emërohet trajneri i ri pasi Julian Nagelsmann përballet me shkarkimin.

Trajneri gjerman ka drejtuar më parë Borussia Dortmundin, duke qenë një rival i madh i bavarezëve.

Nëse ai bëhet trajner i Bayernit, ai do të përballet me ish-skuadrën e tij në ndeshjen e tij të parë.

Zyrtarizimi i Tuchelit te Bavarezët pritet të ndodh sot (e premte) brenda ditës.