", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/24/auto_Screenshot_171679660380.jpg", "width": 900, "height": 499 } }

VIDEO/ Si ia fshehën golin CR7

Lumturia kishte rrethuar Cristiano Ronaldos me kthimin e tij në ekipin e Portugalisë: numri rekord i ndeshjeve ndërkombëtare (197) dhe një dopietë kundër Lihtenshtajnit me të cilën rikuperoi buzëqeshjen e tij pas një Botërori të trazuar. 

Megjithatë, goli i parë për portugezin, ai që arbitri dhe UEFA ia atribuuan Cancelos, nuk mund të shënohej nëse  Cristiano nuk do ta kishte prekur topin.

Pas një gjuajtjeje nga krahu nga buza e zonës, topi u përplas mbi një mbrojtës dhe më pas mbi legjendën portugeze. 

Një përsëritje e pasme sqaroi se, para se të hynte, ai godet me thembër. 

Pavarësisht kësaj dhe pretendimit që ai vetë bëri në fushë por edhe tifozët në rrjetet sociale, autorësia e golit nuk ndryshoi.