Konflikt për ujin e pijshëm, goditet një grua me sende të forta në Hotolisht të Librazhdit

Një grua është dhunuar në fshatin Xhyrë të njësisë Administrative Hotolisht në Librazhd.

Mësohet së  gruaja është goditur me sende të forta.

Shtetasja Violeta Muçaku nga Xhyra është dërguar në urgjencë, spitalin Librazhd për mjekim.

Policia po heton shkaqet e incidentit, ndërsa shkak dyshohet  konflikti për ujin e pijshëm.

Personi që e ka goditur është shtetasi Agim Facja.