Melinda njofton fansat: Asnjë koncert gjatë Ramazanit

Artistja Melinda Ademi i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit, por kjo nuk është e gjitha.

Gjatë muajit të Ramazanit nuk do të jetë prezente në koncerte.

“Nga sot, e deri në përfundim të Ramazanit s’do të jem prezente në koncerte. Me respekt, Melinda. Urime Ramazani të gjithë besimtarëve myslimanë”, ka shkruar Melinda në një “Story” të publikuar në Instagram.