Eliminatoret ‘EURO 2024’/ Spikat Francë-Holandë, në fushë edhe rivalët e Shqipërisë
Europiani “Gjermani 2024” luan ditën e dytë të fushatës kualifikuese ku në fushë do të zbresin sërish emra të mëdhenj.
Në orën 18:00 do të luhet sfida Bullgari-Mali i Zi, e vlefshme për Grupin G dhe po në këtë grup në orën 20:45 luhet Serbi-Lituani.
Në orën 20:45 në fushë do të zbresin dy emra të mëdhenj të futbollit Botëror.
Franca do të presë në Paris Holandën, në sfidën e vlefshme për Grupin B.
Po në këtë grup do të luhet dhe dueli tjetër, Gjibraltar-Greqi.
Në fushë zbresin dhe rivalët e Shqipërisë në Grupin E.
Republika Çeke do të presë në shtëpi Poloninë me dy rivalët kryesorë të kuqezinjve që e nisin fushatën me një ndeshje direkte mes tyre.
Ndërsa gjithashtu do të luhet dhe sfida mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe po në orën 20:45.