VIDEO/ Shkëlzen Gashi shënon sërish në Amerikë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi nuk njeh limite pasi këtë fundjavë ka realizuar edhe një gol tjetër në Amerikë.

Në kuadër të javës së 34 në MLS, Gashi shënoi në barazimin 1-1 të skuadrës së tij Colorado Rapids në ndeshjen kundër Houston Dynamon.

Me këtë pikë Colorado mban vendin e dytë në Konferencën Perëndimore me 58 pikë, 2 pikë më poshtë se kryesuesit e Dallasit.

Ky ishte goli i nëntë i Gashit në sezonin e parë në Amerikë.

VIDEO


Shkelzen Gashi Goal Colorado Rapids 1 - 1... by Fiksalsport