Gjokutaj, prokurorëve: Hetoni njeriun që paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i KLSH-së!
Këtë të enjte në media u publikua dhe më pas u bë viral një audiopërgjim i pseudo-gazetarit gjobaxhi Adriatik Doçi.
Në përgjimin e publikuar nga portali PublikTV.Live, Doçi tregon mënyrën se si i vendos gjoba biznesmenëve, prokurorëve, gjyqtarëve, poltikanëve apo edhe ministrave të ndryshëm, të qeverisë së Edi Ramës.
Gazetari gjobaxhi nuk ka kursyer asgjë në “rrëfimin” e tij te gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm.
Lidhur me këtë ka reaguar avokati i njohur Genc Gjokutaj, i cili i kujton prokurorëve se nesër është ditë pune për ta, duke nënkuptuar nisjen e hetimeve ndaj këtij pseudo-gazetari që paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Paradite kallëzues në SPAK, pasdite gjobëvënës! Shpifës 24 orë! Ndërkohë paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i KLSH-së!
Quhet Adriatik Doçi!
Çështja është penale! Me dhjetëra viktima materialisht dhe moralisht!
Zotërinj Prokurorë! Nesër është ditë pune! Procesi nuk mban “Ramazan”!”, shprehet permes rrjeteve sociale avokati Genc Gjokutaj.