‘Rama i bën diversion Anglisë’, Burimi: Përdor ‘diskurs Erdoganist’

Gazetari Genc Burimi është shprehur se kryeministri Rama bën diversion në momentin kur përballet me sulme për dëmet që po i ndodhin aktualisht vendit.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Burimi thotë se Rama arrin të kërcënojë edhe Anglinë duke përdorur një ‘diskurs Erdoganist’.

“Atij i shkojnë turma njerëzish në Angli kurse ky flet për Mr Bean, ndërron komplet temë, bën diversion. Ai po thotë ‘çfarë do bëni’ e ky thotë që ‘mos na bëni të gjithë kriminela’. Dakort, por ke një fakt që në kohë paqeje janë 15,000 të ikur që kalojnë ujëra, dete, male, kodra fusha për të shkuar nga Shqipëria në Angli, dhe ky bën diversion. Pse bën diversion?! Sepse e kërcënon Anglinë si algjerianët e si marokenët. Si kërcënon mbreti i Marokut? Ankohet Franca nga refugjatët? Shumë bukur. Që të përjashtosh një person pa dokumenta në botën e lirë dhe demokratike duhet sesbën një leje kalimi nga vendi i origjinës. Pra, Rama aty i bllokon. Rama përdor një diskurs Erdoganist. Thotë ‘nese më çani shumë kokën, mbajeni’”tha Burimi.