Brooklyn Beckham ka një mënyrë tepër të veçantë për t'i shprehur dashurinë partneres së tij

Brooklyn Beckham zbuloi një tjetër tatuazh kushtuar gruas së tij Nicola Peltz, teksa ishte i ftuar në një emision së fundmi.

Djali 24-vjeçar i futbollistit David Beckham dhe ish-yllit të “Spice Girl”, Victoria Beckham hoqi xhupin e tij për të treguar tatuazhin e tij të fundit, që ishte një portret i madh i Nicola-s, në krahun e tij.

Brooklyn zbuloi se ka ‘ndërmjet 80 deri në 100’ tatuazhe gjithsej, shumë prej të cilave janë gjithashtu dedikime të tjera për Nicola-n.

Beckham vazhdoi të tregojë se pikërisht nën fytyrën e aktores, ai ka tekstin e këngës në të cilën çifti kurorëzoi dashurinë, në prill të vitit të kaluar.

Më herët në një tjetër intervistë, Brooklyn theksoi se ai kishte përfshirë ligjërisht mbiemrin e Nicolas pasi u martuan në mënyrë që të ‘nderonte familjen e saj’.

Në këtë intervistë ai u pyet në lidhje me këtë, duke deklaruar se ishte e gjitha një ide e tij.

“Ishte ideja ime, sepse doja të nderoja edhe mbiemrin e familjes së saj, dhe ju e dini që mendova se kur të kemi fëmijë, mendoj se do të ishte shumë e lezetshme të kishin Peltz-Beckham”, tha ai.